Spanjë, 11 Prill NOA - Pas një sezoni i cili nuk po rezulton ashtu siç pritej nga skuadra e Realit të Madridit tashmë stafi drejtues i tij është hedhur në sulm për të realizuar objektivat e ardhshme të merkaots.
Një ndër lojtarët i cili pëlqehet më shumë nga ky klub mban emrin e Vargas që aktualisht luan për skuadrën e Firoentinës.
Reali tashmë sipas shtypit spanjoll ka patur kontakte me drejtuesit e Fiorentinës dhe me vetë menaxherin e lojtarit ku ata janë të gatshëm të ofrojnë në drejtim të skuadrës së Fiores një shumë prej 22 milion eurosh.
Një shifër kjo e cila mund të bindë klubin vjollcë që sezonin e ardhshëm ta lërë të lirë lojtarin dhe të bëhet pjesë e "galaktikëve" të Realit.
r.b/NOA