Romë, 11 Prill NOA - Janë mbyllur ndeshjet e kampionatit italian të Seria A dhe tashmë është bërë e ditur se kryesuesja e saj mban emrin e Romës.
Ekipi i Klaudio Ranierit ka përfituar nga ndalesa e djeshme e Interit ku në sidën e sotme të tyre, ata arritën të mundnin Atalantën me rezultatin 2 me 1.
Dy golat e Romës u realizuan nga Vuçiniç dhe Casetti respektivisht në minutat e 12 dhe të 27 të pjesës së parë.
Më pas Atalanta arriti të ngushtonte diferencën me anë të Tiribochit në pjesën e dytë por, goli i tij nuk pati vlerë për të ftuarit, pasi Roma arriti të mbante rezultatin duke kaluar kështu në krye të klasifikimit të Seria A, e ndjekur nga Inter me vetëm një pikë.
r.b/NOA