English

Shoqata Poloni-Shqipëri, meshë për presidentin polak

Tiranë, 11 prill, NOA - Ngjarja tragjike e vdekjes së presidentit polak, Lech Kaczynski dhe e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, do të bashkojë sot në një meshë që do të mbahet në katedralen e Shën-Palit në Tiranë anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni, komuniteti polak në Shqipëri si dhe miq e dashamirës të popullit polak.

"Në këtë mënyrë do të mblidhemi kështu për të fundit herë për të lehtësuar shpirtin e tyre dhe për t'u dhënë lamtumirën në rrugën e gjatë të tyre drejt amshimit.

Kjo është shprehja jonë e thjeshtë e nderimit për ta në këto ditë tragjike për popullin polak për humbjen e njeriut të saj të parë dhe bashkëshortes së tij, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt", pohojnë në mesazhin e tyre të ngushëllimit për këtë ngjarje të rëndë, drejtues të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni.

n.e/NOA

KOMENTE