English

Studimi: Seksi oral, jo seks i vërtetë

Nju Jork, NOA - Të bësh seks oral, a mund të quhet një raport seksual? Kjo ka qenë pyetja e vendosur në qendër të një studimi, drejtuar 2 mijë të rinjve amerikanë, për të kuptuar kështu bindjet që ata kishin mbi seksin si të tillë dhe format konkrete të tij.

Shumica e të rinjve të përfshirë në këtë studim, kanë deklaruar se janë të mendimit që duke kryer seks oral, nuk është se kryejnë raport seksual të vërtetë dhe të plotë.

Sipas studimit, një nga pesë të rinj mendojnë se seksi oral nuk është seks dhe se shumica e tyre marrëdhënie seksuale e konsiderojnë vetëm marrëdhënien ku përfshihet penetrimi.

Por ndërkaq, ekspertët janë të mendimit se bindjet e tilla të të rinjve janë të rrezikshme, pasi sipas tyre, edhe me anë të seksit oral mund të barten shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

n.e/NOA

KOMENTE