Sudan, 11 prill, NOA - Pas më shumë se 20 vitesh, shteti afrikan i Sudanit do të zhvillojë për herë të parë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.
Kjo pasi ky vend ka qenë vazhdimisht i përfshirë në konflikte luftarake këto dy dekadat e fundit, pa mundur dot kështu që të ketë një stabilitet të qëndrueshëm politik, çka do të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të rregullta në vend.
Bëhet me dijeni se zgjedhjet po mbahen nën hijen e rëndë të bojkotit të dy partive kryesore opozitare.
Por vëzhguesit kanë frikë se zgjedhjet do të shndërrohen në një farsë ose mund të sjellin madje dhunë të re në këtë vend të rrënuar nga lufta qytetare.
Kandidaturën e tij e ka tërhequr edhe konkurrenti kryesor i presidentit Omar al Baschir, politikani nga jugu i vendit, Jassir Arman.
n.e/NOA