Teheran, 11 Prill - Irani do t'u ankohet Kombeve të Bashkuara për shkak të deklaratës së presidentit amerikan Barak Obama që Teherani e ka kuptuar si kërcënim me sulm bërthamor, ka kumtuar ministria e Jashtme e Iranit.
"Ne edhe zyrtarisht do të paraqesim ankesë në Kombet e Bashkuara për shkak të kësaj forme të kërcënimit", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit Ramin Memenparast.
Javën e kaluar Obama deklaroi se Irani dhe Koreja Veriore do të përjashtohen nga suazat e vendosura brenda marrëveshjes së re të nënshkruar për kufizimin e armatimit strategjik bërthamor START, për përdorimin e armëve bërthamore amerikane.
Bashkë me ankesën e Iranit do të shkojë edhe letra e nënshkruar nga 255 prej 290 deputetëve të parlamentit, raporton radio Evropa e Lirë.