English

Tërmet i fuqishëm në Paqësor, rrezik për cunami

Honaira, (Ishujt Solomon) 11 prill, NOA - Një tërmet i fuqishëm, i shkallës 7.1 është regjistruar në afërsi të Ishujve Solomone në pjesën perendimore të Paqësorit. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Amerikan për Gjeofizikë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk ka dëmtime paraprake nga tërmeti. Por autoritetet kanë paralajmëruar mundësinë e shkaktimit të cunamit në diametër prej 100 kilometrash nga epiqendra e tërmetit.

Ishujt Salomon gjenden në Oqeanin e qetë, afër Australisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 52 kilometra në jug-perëndim të vendit Kira Kira në ishullin Makira.

Tërmeti i fundit në Ishujt Solomon ra në prill të vitit 2001, pas të cilit u shkaktua edhe cunami, i cili shkaktoi vdekjen e 50 personave.

NOA/RFE

KOMENTE