English

Trishtim nga vdekja e presidentit, polakët e gdhijnë rrugëve

Varshavë, 11 prill, NOA - Trishtimi dhe pikëllimi që shkaktoi katastrofa ajrore e djeshme në Rusi, i ka bërë polakët që të enden gjithë natën rrugëve duke organizuar manifestime të ndryshme, në nderim të presidentit të tyre dhe ekipit që humbi jetën përkrah tij.

Kështu, dhjetëra mijëra polakë të pikëlluar për vdekjen e presidentit të tyre, Lech KaczyÅ„ski kanë zhvilluar ceremoni të ndryshme fetare.

Lech KaczyÅ„ski ka vdekur si pasojë e rrëzimit të avionit të tij në Smolensk të Rusisë dhe së bashku me të kanë vdekur, i vëllai, bashkëshortja si edhe shefi i Bankës Qendrore, Slavomir Skzypek dhe zëvendësministri i Jashtëm polak, Andrzej Kremer.

Presidenti i Polonisë ishte në rrugë për në qytetin rus Katyan, për të kujtuar viktimat polake të masakrës sovjetike e cila në vitin 1940 vrau mëse 22.000 oficerë dhe intelektualë polakë.

n.e/NOA

KOMENTE