English

Trupi i presidentit Kaczynski kthehet në Poloni

Varshavë, 11 prill, NOA- Trupi i presidentit polak Lech Kaczynski, i cili humbi jetën më 10 prill si pasojë e një incidenti ajror, është kthyer sot në Poloni. Pas një ceremonie të zhvilluar në aeroportin e Smolenskut nga ana e kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe ambasadorit polak në Moskë, Jerzy Bahr, trupi i Kaczynski është nisur drejt Polonisë. Mbërritja e tij në Varshavë është bërë rreth orës 14:30.

Në aeroport kanë qenë një numër i konsiderueshëm funksionarësh të lartë, ushtarakë, familjarë dhe autoritetet më të larta të shtetit, mes të cilëve dhe kryeministri, Donald Tusk.

Pas ceremonisë në aeroport, trupi i presidentit do të vendoset në Pallatin Presidencial. Kortezhi i qytetarëve polak fillon nga aeroporti duke vijuar për disa kilometra deri në qendër të qytetit.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE