English

Vajza e vogël në drejtim të makinës, shtyp për vdekje të moshuarën

Torino, 11 Prill NOA - Kishte shkuar për të mbyllur xhamin elektrik të makinës dhe më pas ka aksidentuar një grua të moshuar 86 vjeçare, duke e çuar atë drejt vdekjes.

Gjithçka ka ndodhur në Torino të Italisë ku vajza e vogël vuri në lëvizje autoveturën e parkuar pranë një supermarketi, por i doli jashtë kontrollit në një moment në të cilin kishte një mbipopullim qytetarësh rreth kompleksit tregtar.

Gruaja e moshuar e cila mbeti viktimë e këtij aksidenti dhe u nda nga jeta mban emrin e Zerfa Sachetti. Sipas burimeve policore e moshuara kishte dhe një fëmijë, i cili jeton në Shqipëri.

Sipas të njohurve të 86-vjeçares ajo në atë orar të mesditës shkonte gjithmonë për të bërë pazarin e zakonshëm.

Këtë herë nuk ndodhi si gjithmonë pasi ajo aksidentalisht u mor zvarrë nga makina në drejtim të së cilës ishte një vajzë 9 vjeçare.

Vajza e vogël ishte mbesa e Albertina Zuca, një italiane që kishte dhe pronësinë e makinës.

Sipas saj, pasi gruaja kishte vënë re se xhami i dritares ishte pak i hapur kishte çuar mbesën e saj për ta mbyllur atë dhe për këtë gjë i kishte thënë se duhet të rrotullonte vetëm një herë çelësin.

Të gjithë njerëzit të cilët ishin të pranishëm dhe panë atë skenë, u alarmuan dhe shkuan për të ndihmuar të moshuarën e cila ishte nën autoveturën e drejtuar nga vajza e vogël, madje duke u përpjekur për ta ngritur dhe peshë makinën.

Edhe ndihma e ambulancës e cila erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes nuk shërbeu për të moshuarën, ku kjo e fundit kishte mbetur pa ndjenja që në momentin e aksidentit.

Me sa bëhet e ditur nga forcat e policisë, 9 vjeçarja ka mbetur ende e shokuar nga ajo situatë dhe tashmë është nën kujdesin e dy psikologëve të cilët po përpiqen ta ndihmojnë.

Gjithashtu nga deklaratat e vetë tezes së saj ajo nuk është në dijeni të gjendjes së të moshuarës dhe nuk e di aspak që ajo është ndarë nga jeta.

Në sajë të dëshmitarëve të shumtë të cilët ishin në atë vend versionet për këtë ngjarje janë të shumta por kjo çështje është ende në hetime nga autoritetet pasi, sipas deklaratave që janë dhënë ka rezultuar dhe që makina ishte e parkuar në një vend në të cilin nuk lejohej dhe për këtë gjë janë duke u marrë masa në lidhje me fajtorët e aksidentit.

r.b/NOA

KOMENTE