English

Vdekja e presidentit, Polonia 7 ditë zie

Varshavë, 11 prill, NOA - Java e ardhshme do të shënojë për Poloninë një javë të tërë zie kombëtare, në përkujtim të presidentit të saj të ndjerë, Lech KaczyÅ„ski dhe dhjetëra polakëve të tjerë që humbën jetën bashkë me të, dje gjatë rrëzimit të avionit të tij në Smolensk të Rusisë.

Ka qenë ushtruesi i detyrës së presidentit, Bronislav Komorovski, i cili ka urdhëruar publikisht mbajtjen e shtatë ditë zie në vend.

Ndërkaq, edhe Rusia do t'ua përkushtojë një ditë zie, të hënën, viktimave polake të rëna në tokën e saj.

n.e/NOA

KOMENTE