English

Vendimi, 30 miliardë euro kredi për Greqinë

Bruksel, 11 prill NOA - Vendet e euro - zonës kanë vendosur që gjatë këtij viti t'i ofrojnë mbështetje kreditore Greqisë në vlerë 30 miliardë euro, nëse këtë e kërkon qeveria në Athinë, është bërë e ditur në Bruksel.

Mbështetje shtesë prej 15 miliardë eurove për Greqinë do të siguronte Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropian dhe FMN nesër do të duhet të përcaktojnë hollësitë e mekanizmave të përcaktuar për mbështetje Greqisë raporton Evropa e Lirë.

KOMENTE