Istog, 11 prill, NOA - Qendrat e votimit në Istog të Kosovës janë hapur sot në orën 7:00 të mëngjesit, duke i ftuar qytetarët që të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune.
Shefi i Komisionit Zgjedhor komunal, Bashkim Ademaj, tha se gjithçka është duke shkuar në rregull, pos një qendre të votimit që nuk është hapur në fshatin Osojan, vendbanim i banuar me serbë. Zgjedhjet në komunën e Istogut mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati. Mësohet se procesi po shkon në rregull, përveç një qendre të votimit që nuk është hapur në fshatin Osojan, vendbanim i banuar me serbë. Procesi i votimit po përcillet nga 589 vëzhgues. Kandidatët që garojnë për të parin e komunës së Istogut janë - Shasivar Haxhijaj (PDK), Haki Rugova (LDK), Muhamet Shatri (AAK), Ismet Mulaj (AKR) dhe Rifat Osmani (LDD). n.e/NOA