English

Zgjedhjet në Hungari, 8 milionë votojnë sot për 386 deputetë

Budapest, 11 prill, NOA - Hungaria voton sot për deputetët e parlamentit të saj, ndërsa qendrat e votimit mbyllen në orën 19.00.

Janë mëse tetë milionë njerëz të thirrur për të votuar, për të zgjedhur kështu 386 deputetët e parlamentit kombëtar në Budapest, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2006, votuan vetëm 63 % prej tyre.

Sipas sondazheve të fundit, forcat e djathta kanë më shumë shanse për fitore në këtë vend të prekur rëndë nga kriza ekonomike.

Konkretisht, parashikohet që partia e djathtë konservatore Fidesz me kandidatin kryesor Viktor Orban, të fitojë më shumë vota se Partia Socialiste, e cila ishte në pushtet në tetë vitet e fundit.

Ndërkaq, llogaritet se për herë të parë në parlament do të futen edhe ekstremistët e djathtë të partisë Jobbik.

n.e/NOA

KOMENTE