English

Zgjedhjet në Istog, pjesëmarrje e ulët

Istog, 11 prill, NOA - Mediat kosovare raportojnë se deri në orën 11:30 në Istog, në zgjedhjet për kryetar të komunës kanë votuar 11.75 për qind e votuesve. Në përgjithësi procesi ka vijuar pa probleme, me përjashtim të një incidenti në Banjë.

Incidenti është konfirmuar nga kryetari i përkohshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor, Florian Dushi.

Ndërsa policia ka konfirmuar se janë arrestuar 8 veta për incidentin në Banjë.

Në qendrën e votimit në shkollën fillore "Trepça" në Banjë, ka shkuar një numër i madh i forcave policore, ndërsa në mbështetje ishte edhe Njësiti Special i Kosovës.

Incidenti mes votuesve dhe komisionerëve ka shtuar dhe akuzat për manipulime votash.

NOA

KOMENTE