English

Amauri, zyrtarisht italian

Itali, 12 Prill NOA - Lojtari i Juventusit Amauri, ditën e sotme është bërë zyrtarisht një shtetas italian.

"Jam tepër i lumtur për këtë fakt dhe ndihem tepër krenar", - ishin fjalët e Amaurit pas shtetëzimit të marrë ditën e sotme.

Amauri gjithashtu ka shtuar se është në pritje të një telefonate nga tekniku i kombëtares italiane, Marçelo Lippi ku ka deklaruar se ndihet tepër i gatshëm për të qenë pjesë e kësaj përfaqësueseje.

Megjithatë braziliani është tepër i vetëdijshëm pasi ai këtë sezon duhet thënë se nuk ka qenë nivelin e duhur kjo dhe si pasojë e dëmtimeve që ka marrë gjatë këtij kampionati dhe mund të jetë pikërisht kjo arsye e cila nuk mund të çojë atë në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Këtë sezon ai ka arritur të shënojë vetëm shtatë gola ku 5 të tillë i ka realizuar në kampionat dhe 2 në Europa League.

r.b/NOA

KOMENTE