English

Arrestohen tre të rinj, ishin nisur për të bërë një vrasje

Canelli, Itali 12 Prill NOA - Kanë qenë tre shqiptarë të cilët janë ndaluar falë forcave policore të Canellit me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Të tre ishin në bordin e makinës së tyre të tipit Fiat Bravo dhe gjatë arrestimit atyre iu gjend një pistoletë e cila ishte e mbushur dhe me fishek në gojë, e gatshme për qitje, e cila gjendej në sedijen e mbrapme të makinës ku u gjetën dhe shumë fishekë të tjerë.

Më pas në kontrollin e imët që iu bë makinës, u gjend dhe një armë tjetër dhe një shkop druri (shko bejsbolli) të cilët ndodheshin në bagazhin e autoveturës së shqiptarëve.

Sipas burimeve policore është bërë e ditur se ata ishin nisur të armatosur në drejtim të një misioni që mund të kishte pasoja të rënda dhe falë ndalesës që u bë diçka e tillë nuk ndodhi.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur por, mosha e tyre është ndërmjet 21 dhe 24 vjeç.

Për të tre u mor masa e menjëhershme e arrestit ku materialet e kësaj ngjarjeje i kanë kaluar prokurorisë lokale për hetime të mëtejshme.

r.b/NOA

KOMENTE