Bruksel, 12 prill, NOA - Rusia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian sot gjenden së bashku në ditë zie, në shenjë përkujtimi dhe nderimi të thellë të viktimave të shkaktuara nga rrëzimi i avionit presidencial polak dy ditë më parë në Smolensk të Rusisë.
Ndërkaq, Polonia gjatë gjithë kësaj jave do të gjendet në një javë të tërë zie kombëtare, në përkujtim të presidentit të saj të ndjerë, Lech KaczyÅ„ski dhe dhjetëra polakëve të tjerë që humbën jetën bashkë me të gjatë aksidentit tragjik.
n.e/NOA