English

Bektel-Enka nënshkruan marrëveshjen për Morinë-Merdare

Prishtinë, 12 prill, NOA - Qeveria e Kosovës dhe kompania "Bektel-Enka" kanë nënshkruar sot zyrtarisht marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, e cila do të kushtojë rreth 700 milionë euro.

Qeveria kosovare ka nënshkruar në këtë mënyrë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës-Prishtinë, e cila do të vijojë aksin Durrës-Kukës, që u realizua po nga kjo firmë në territorin shqiptar.

Bëhet me dijeni se punimet do të nisin simbolikisht më 15 prill, nga Vërmica, në kufi me Shqipërinë dhe si fillim, do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës, ndërkaq pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar.

n.e/NOA

KOMENTE