English

Berisha-Fratini: Politika të bashkëpunojë për integrimin

Tiranë, 12 prill, NOA - Forcat politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në të mirë të procesit të integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian.

Një mesazh të tillë të përbashkët e kanë komunikuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministri i punëve të Jashtme Italiane, Franko Fratini në Tiranë, në kuadrin e një vizite zyrtare që ky i fundit po zhvillon në vendin tonë.

"Asnjë forcë politike nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të mos bashkëpunuar në këtë proces të integrimit të Shqipërisë", ka pohuar shprehimisht Fratini.

"Ramë dakord me kryeministrin Berisha se gjithë forcat politike duhet të punojnë së bashku për aspiratat integruese të Shqipërisë në BE. Asnjë forcë politike shqiptare nuk

duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të mos bashkëpunuar në këto momente për integrimin e Shqipërisë", nënvizoi ai.

Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se marrëdhëniet Shqipëri-Itali janë të shkëlqyera, duke e falënderuar ministrin Fratini për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e saj të integrimit drejt familjes evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE