Tiranë, 12 prill, NOA Update - Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë ekonomik të saj.
Një fakt të tillë e ka pohuar kryeministri Berisha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të Jashtme Italiane, Franko Fratini, gjatë së cilës ka theksuar rolin e këtij vendi mik ndaj zhvillimeve integruese dhe atyre ekonomike të vendit tonë.
"Vitin e kaluar janë shënuar 4 miliardë euro investime italiane në Shqipëri në fushën energjetike e në sektorë të tjerë. Italia ëshë partner kryesor në bashkëpunimin tregtar", shtoi ai.
Më tej, kreu i qeverisë foli edhe për energjinë bërthamore duke deklaruar se do përgatisë Shqipërinë të përfitojë në këtë fushë.
"Përshëndes takimin e fundit Berluskoni-Sarkozi për të ridimensionuar kampin e energjisë bërthamore. Qëndroj i vendosur për të përgatitur vendin tim të përfitojë në këtë fushë", theksoi Berisha.
n.e/NOA