English

Deputeti gjerman Sarrazin vjen në Shqipëri

Tiranë, 12 prill, NOA - Në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, deputeti i Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin vizitoi Tiranën për dy ditë me radhë.

Sarrazin është që prej vitit 2008 deputeti i parlamentit gjerman dhe ndër të tjera anëtar i komisionit parlamentar për Evropën.

Në kuadër të kësaj vizite në Shqipëri, bëhet me dijeni se Sarrazin zhvilloi takime politike me ministrin e Jashtëm Ilir Meta, me ministren e Integrimit Majlinda Bregu, me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në qendër të takimeve ishte politika shqiptare dhe rruga e Shqipërisë drejt integrimit europian, si dhe situata e brendshme politike në Shqipëri.

Pas qëndrimit në Shqipëri, deputeti Sarrazin udhëtoi më tej drejt Shkupit.

n.e/NOA

KOMENTE