English

Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur

Shkodër, 12 prill, NOA - Një kufomë e dekompozuar është gjendur orët e para të mëngjesit të sotëm nga një banor i zonës së ishullit të lumit Buna në Shkodër, e cila nga veprimet e grupit hetimor, rezultoi të ishte i një peshkatari të mbytur në ujërat e këtij lumi që më datën 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, kufoma është gjendur pikërisht përballë fshatit Darragjat në Dajç, nga një banor nga kqyrja e saj, por edhe deklarimet e të afërmve, u konstatua se ajo i përkiste 48-vjeçarit Enver Zeneli, banues në lagjen "Bahçallëk" të Shkodrës.

Kujtojmë se më datën 24 dhjetor 2009, ai u mbyt gjatë peshkimit në ujërat e lumit Buna, pikërisht në vendin e quajtur Dajlan.

Nga ana e policisë po kryen veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE