English

Hartohet plani i shpëtimit për Greqinë

Bruksel, 12 prill, NOA - Vendet e Eurozonës kanë hartuar më në fund planin e shpëtimit për Greqinë e zhytur në borxhe, në rast se shteti i saj falimenton.

Konkretisht, këto vende janë të gatshme ta ndihmojnë Greqinë vitin e parë me deri 30 miliardë euro, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar do ta bashkëfinancojë programin.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga shefi i vendeve të Eurogrupit, Jean Claude Juncker në Bruksel.

Sipas tij, për një kredi me afat rreth trevjeçar, Greqia duhet të paguajë një normë interesi prej rreth pesë përlind.

Ndërsa komisioneri i Ekonomisë të Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se vendimet u morën në një konferencë video telefonike të ministrave të Financës të Eurozonës me Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Në këtë mënyrë, Greqia me borxhe të larta mund të përfitojë kredi brenda një kohe shumë të shkurtër, edhe kur financimi në tregun ndërkombëtar të kapitalit të mos jetë më i mundur.

n.e/NOA

KOMENTE