Moskë, 12 prill, NOA - Ndërsa kanë filluar analizën e provave nga kutitë e zeza të aeroplanit presidencial polak të rrëzuar dy ditë më parë në Rusi, hetuesit rusë kanë nisur të nxjerrin edhe përfundimet e para paraprake të analizave.
Kështu, Aleksandër Bastrykin, nga njësia hetuese e prokurorit të përgjithshëm rus, tha se inçizimet konfirmojnë se aeroplani i vjetër polak i tipit Tupolev, nuk kishte probleme teknike.
Ndërsa nga ana tjetër, Aleksandër Alyoshin, nga Shtabi i përgjithshëm i Forcave Ajrore të Rusisë, pohon se shkaku i vërtetë i këtij aksidenti, mund të jetë krijuar nga injorimi i urdhërave të pilotit për të mos zbritur.
Sipas ekspertit Alyoshin, pilotit polak i ishte dhënë urdhër nga kontrolli i trafikut ajror, që të mos zbriste, pasi kushtet atmosferike ishin goxha të rënda, por ai nuk e kishte marrë parasysh atë.
n.e/NOA