English

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin 3-javor të Kuvendit

Tiranë, 12 prill, NOA - Nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve, me pjesëmarrjen e kryetarëve të grupeve

parlamentare dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke përcaktuar kalendarin tre javor të punime të Kuvendit për periudhën 12 prill-30 prill 2010.

Bëhet me dijeni se gjatë kësaj mbledhje, kryetarja e Kuvendit u kërkoi kryetarëve të grupeve parlamentare, të nisin sa më parë konsultimet mbi modalitet për të bërë

ndryshimet e duhura në kodin elektoral, bazuar në rekomandimet e raportit të

OSBE-ODIHR-it.

Gjithashtu, kryeparlamentarja u kërkoi kryetarëve të grupeve parlamentare që, në përputhje me rregulloren e Kuvendit të respektohet koha e diskutimeve në seancë plenare, e veçanërisht të tregohet kujdes ndaj etikës parlamentare.

n.e/NOA

KOMENTE