Tiranë, 12 prill, NOA Update - Mazhoranca është e hapur të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur një zgjidhje mbi krizën aktuale politike në vend.
Kështu iu shpreh pyetjes së gazetarëve të huaj lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, ministri i punëve të Jashtme Ilir Meta, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij italian, Franko Fratini.
Sipas tij, opozitës i është dhënë e drejta të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, madje në Komisionin e Venecias, lidhur me ankesat që ajo ka mbi zgjedhjet.
"Shqipëria është një vend demokratik dhe zgjedh të tilla mjete për zgjidhjen e krizave", tha Meta.
n.e/NOA