English

Morati: Java e fundit do të jetë vendimtare

Milano, 12 Prill NOA - Edhe pse kanë humbur vendin e parë të klasifikimit në Seria A, ekipi i Interit dhe në veçanti presidenti i këtij ekipi Masimo Morati ende nuk e ka humbur besimin për fitimin e këtij titulli.

Inter duhet thënë se ka që nga fillimi i kampionatit që ka qenë në krye të klasifikimit dhe për to është një zhgënjim i madh që tani kanë humbur kryesimin.

"Tashmë të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe çdo gjë do të vendoset në javën e fundit", - këto ishin fjalët e Moratit në lidhje me pozicionin e Interit në këtë sezon të kampionatit italian.

Presidenti zikaltër gjithashtu ka theksuar se në garë për fitim e këtij titulli nuk është vetëm Roma me Interin, pasi dhe Milani qëndron vetëm tre pikë larg tyre dhe çdo gjë sipas tij është e hapur dhe për kuq e zinjtë.

r.b/NOA

KOMENTE