English

Orikumi, në protestë për pronat

Orikum, 12 prill, NOA - Banorët e Orikumit ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë lidhur me problematikën e çështjes së pronave në bregdet, e njohur tashmë për ta gjatë këtyre kohëve të fundit.

Protesta është organizuar në sheshin para bashkisë, gjë është kundërshtuar nga Kanan Brahimi, kreu i bashkisë.

Ndërkaq, në thirrjet dhe pllakatat që mbanin banorët në duar, lexoheshin pretendimetë se atyre u janë marrë në mënyrë të padrejtë pronat nga shteti.

Ndërkaq, të pranishëm në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetët e Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi dhe Eltar Deda.

Edhe pak javë më parë, banorët e Orikumit kanë dalë në shesh për protesta duke paraqitur pretendimin e tyre mbi pronat.

n.e/NOA

KOMENTE