English

Rama: Protesta dhe vetëm protesta

Tiranë, 12 prill, NOA - Numri i protestave qytetare të cilat po zhvillohen përditë në vend, do të shtohet edhe më tej, duke kulmuar me atë të 30 prillit në Tiranë, në kundërshtim me pushtetin që vodhi votën e 28 qershorit.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një konference për shtyp, kryesocialisti Edi Rama, sipas të cilit "protestat mbeten e vetmja rrugë për të rrëzuar një qeveri të paaftë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe politike".

Sipas Ramës, shifrat e 3-mujorit të fundit flasin për një degradim të ekonomisë, i cili nuk mund të riparohet, nëse nuk rrëzohet kjo qeveri.

"Rruga e vetme është të protestojmë dhe të protestojmë për të rrëzuar pushtetin që nuk u mjaftua vetëm me vjedhjen e votës, por po rrënon përditë vendin dhe ekonominë e tij", shtoi ai.

Protestat vetëm do të përshkallëzohen, ka qenë paralajmërimi i kreut të selisë rozë, duke u treguar këmbëngulës në vazhdimësinë e tyre, edhe pas datës 30 prill.

n.e/NOA

KOMENTE