Rusi, 13 Prill NOA - Një sasi mjaft e madhe parash, një shtëpi e kompletuar, veshje, elektroshtëpiake madje dhe një piano, ishte çmimi që mori Gagarin për sa i përket fluturimit të tij të parë në orbitë më 12 prill të vitit 1961.
Gagarin dhe familjarët e tij, në atë kohë kishin gjithçka ëndërronin të gjithë qytetarët e tjerë të Bashkimit Sovjetik.
Këtë e lajm e ka bërë të ditur vetë shtypi rus me anë të revistës së tyre "Moskovski Komsomolets", të cilët zbuluan se çfarë i kishte dhënë qeveria e asaj kohe astronautit të tyre.
Gjithashtu është bërë e ditur dhe sasia e të ardhurave e cila ishte 15 mijë rubli ku në atë kohë paga mujore mesatare për qytetarët ishte vetëm nga 82 rubli gjë që do të thotë një çmim mjaft i lartë për Gagrin dhe familjarët e tij.
r.b/NOA