La notizia in italiano
Tiranë, 12 Prill NOA - Në klimën e marrëdhënieve të bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, përfaqësues të komunitetit të biznesit italian që operojnë në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Serbi dhe Kroaci, themeluan "Konfindustria Ballkani".
Në Pallatin e Kulturës në Tiranë, në prani dhe të ambasadorit italian në Shqipëri Dr. Saba D'Elia, Komiteti i Sipërmarrjes Italiane në Bullgari, Dhoma Italiane e Tregtisë në Tiranë (Ish Shoqata e Investitorëve Italianë që operojnë në Shqipëri), Shoqata e Sipërmarrësve Italo-Maqedonas, Sistemi - Forum për zhvillimin ekonomik midis Italisë dhe Serbisë si dhe Komiteti Këshillimor i Sipërmarrjes Italiane në Kroaci, nënshkruan sot aktin e themelimit të Konfindustrisë së Ballkanit, Federata e Shoqërive Italiane që operojnë në rajonin ballkanik.
Ky projekt është hartuar në bashkëpunim më Konfindustria Italiana, organizata kryesore e shoqërive të manifakturës dhe të shërbimeve në Itali.
Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit italian në Kosovë, në Mal të Zi dhe Bosnje - Hercegovinë, vende ku prania e këtij biznesi ndonëse e vogël, po rritet gradualisht.
"Projekti mbi Konfindustrinë e Ballkanit përfaqëson një hap të rëndësishëm për shoqëritë dhe bizneset italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rajonin ballkanik", - deklaroi Massimo Bartocci, Presidenti i CCIB.
"Interesimi i një organizate të rëndësishme si Konfindustria, - tha ai, - shënon zhvillimin e pandërprere të sipërmarrjes italiane në Ballkan duke mundësuar tërheqjen e investimeve të reja.
Në vijim z. Bartocci u shpreh optimist për një të ardhme frytdhënëse të rajonit të Ballkanit, si pjesë integrale e Evropës ndaj dhe kemi vendosur të zgjerojmë dhe forcojmë pandërprerë përfaqësimin tonë ku besojmë shumë në një të ardhme frytdhënëse të kësaj pjese të Evropës ndaj dhe kemi vendosur të rrisim përfaqësimin dhe angazhimin tonë.
Për tre vitet e para, drejtimi i Konfindustrisë së Ballkanit do t'i besohet CIIB, që së bashku me shoqatat e tjera të lartpërmendura, pjesë përbërëse të Konfindustrisë së Ballkanit, me këtë projekt ka si synim të forcojë dhe tërheqë investimet italiane në Ballkan.
Presidenti i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri, Av. Giovanni Degennaro u shpreh se me hapjen e saj drejt Shoqatave territoriale të Konfindustrisë, Federata e porsa themeluar në Tiranë është një hap i rëndësishëm dhe mundësi konkrete për të rritur angazhimin ekonomik të Italisë në rajonin Ballkanik për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj pjese të Evropës.
Konfindustria ka 150.000 shoqëri të anëtarësuara. Në ndërmarrjet e saj janë të punësuar rreth 5 milionë, punonjës me një xhiro biznesi prej 500 miliardë euro në vit.
"Konfindustria Ballkani" përbëhet nga:
Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri (Ish-Shoqata e Investitorëve Italiane që Veprojnë në Shqipëri)
Komiteti i Sipërmarrësve Italiane në Bullgari (CCIB)
Shoqata e Sipërmarrësve Italo-Maqedonase (AIIM)
Forumi për zhvillimin ekonomik midis Italisë dhe Serbisë
Komiteti Këshillimor i Sipërmarrjes Italiane në Kroaci (CCIIC)
e.r/NOA