English

Topalli, ngushëllime ambasadës polake për tragjedinë ajrore

Tiranë, 12 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i përcolli ambasadores së Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së presidentit të Polonisë.

Duke zhvilluar një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, në emrin e saj personal por edhe të Kuvendit të Shqipërisë, Topalli shprehu ngushëllimet ndaj familjes së presidentit

Lech Kaczynsky, zonjës së parë Maria, familjeve të të gjithë deputetëve dhe delegacionit shtetëror që e shoqëronte, të cilët u ndanë nga jeta në aksidentin tragjik ajror të së shtunës.

Kryetarja Topalli theksoi se me vdekjen e parakohshme të presidentit polak Kaczynsky, Europa dhe mbarë bota humbet një prej liderëve më të shquar të saj, i cili përgjatë gjithë karrierës së tij politike kontribuoi dhe luftoi në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj.

Në mënyrë të veçantë, kryetarja Topalli shprehu vlerësimin për figurën e presidentit polak duke lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve, në të cilin ajo shkruan:

"Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për

humbjen e jetës së Presidentit Tuaj! Solidariteti ynë i shkon të gjithë familjarëve të delegacionit që humbi jetën. Ne të gjithë jemi të shokuar nga kjo tragjedi e tmerrshme.

Presidenti Kaczynsky ishte një zë i fuqishëm i lirisë. Ai ishte një shtetar

që donte fort kombasit e tij. Lutjet tona shkojnë për shpirtrat e tyre! Në emër të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe timin personal shpreh dhimbjen e thellë".

n.e/NOA

KOMENTE