English

Vetëvaret në pemë 55-vjeçari

Librazhd, 12 prill, NOA - Një 55-vjeçar ka vendosur t'i japë fund jetës së tij duke u varur në litar maje një peme.

Kjo ngjarje ka lënë të shokuar gjithë të afërmit e tij, të cilët e kanë gjetur të varur familjarin e tyre Nikoll Ibraj, 55 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.

Konkretisht, raportohet se ai është gjendur i varur në afërsi të fshatit Xhyrë të Librazhdit, në vendin e quajtur "Zalli i Shkumbinit" majë një peme.

Ekipi hetimor bën me dijeni se nga këqyrja e kufomës, rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka dëmtime me përjashtim të pasqyrimit të brazdës në qafë, e cila është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes me litar.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE