English

Votimi në Istog, fiton kandidati i LDK-së

Istog, 12 prill, NOA - Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Istogut, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve treguan se fitues i këtij procesi është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Gjithsesi, bëhet me dijeni se ai ende nuk e ka arritur përqindjen e duhur për t'i shpëtuar mbajtjes së një raundi të dytë zgjedhor.

Procesi i votimit u përcoll nga 589 vëzhgues, ndërsa zgjedhjet në këtë komunë u mbajtën pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati.

Kandidatët që garuan për të parin e komunës së Istogut ishin Shasivar Haxhijaj (PDK), Haki Rugova (LDK), Muhamet Shatri (AAK), Ismet Mulaj (AKR) dhe Rifat Osmani (LDD).

n.e/NOA

KOMENTE