Beograd, 12 Prill NOA - Presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadiç është vënë në shënjestër të një organizate kriminale që në plan të parë ka trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por "në axhendë" kishte futur dhe një skenar për t'i marrë jetën kreut të shtetit serb.
Këtë lajm e pohuan sot zyrtarisht autoritetet në Beograd të cilat thanë se "një rrjet kriminal i trafikut të drogës, i drejtuar nga Darko Sariç, planifikonte vrasjen e presidentit serb, Boris Tadiç".
Burimet zyrtare njoftojnë se "shërbimet sekrete serbe gjatë hetimit të bandës së Sariçit kanë zbuluar disa plane të tyre për vrasjen e Tadiçit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë serbë".
Radio Evropa e Lirë thotë se klani Sariç është një ndër më të fuqishmit në furnizimin e Evropës me kokainë. Vetëm në Serbi ky grup ka pastruar 1.3 miliardë dollarë.
i.s/NOA