Tiranë, 13 prill, NOA Update- Një telefonat anonime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka njoftuar vendosjen e një bombe në zonën ish Frigoriferit në kryeqytet. Sipas policisë telefonata ka sinjalizuar se bomba është vendosur në ambientet e televizionit "Alsat".
Forca të shumta policie janë vendosur në ambientet e televizionit. Ndërkohë që në telefonatën anonime është deklaruar se bomba do të shpërthejë në orën 12:00. Sipas deklaratave të para t policisë mendohet se telefonata është bërë nga një i ri, i cili mund të jetë rreth moshës 20-25 vjeç.
Policë dhe specialistë të çminimeve janë duke bërë kontrolle në këto momente në televizionin "Alsat".
Të gjithë punonjësit e televizionit "Alsat" janë nxjerrë jashtë ambienteve, ndërkohë që e ekspertë të çminimeve janë duke kontrolluar në të gjitha ambientet si dhe kanë bllokuar rrugën përballë godinës.
(Vijon...)