English

Alarm për bombë në Tiranë

Tiranë, 13 prill, NOA - Një telefonat anonime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka njoftuar vendosjen e një bombe në zonën ish Frigoriferit në kryeqytet. Sipas policisë telefonata ka sinjalizuar se bomba është vendosur në ambientet e televizionit "Alsat".

Forca të shumta policie janë vendosur në ambientet e televizionit.

Ndërkohë që në telefonatën anonime është deklaruar se bomba do të shpërthejë në orën 12:00.

Policë dhe specialistë të çminimeve janë duke bërë kontrolle në këto momente në televizionin "Alsat".

(Vijon...)

KOMENTE