English

Ambasadori shqiptar në Prishtinë takohet me Ministrin e Brendshëm

Ministri Rexhepi priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë

Prishtinë 13 prill NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Islam Lauka.

Rexhepi e njoftoi ambasadorin Lauka për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet që priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Islam Lauka, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjellë, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së.

a.b/NOA

KOMENTE