Durrës, 13 prill NOA - Një biznesmen ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë që i mori jetën të riut Shyqyri Deliallisi.
Nga burimet në vendngjarje, korrespondenti i agjencisë NOA raporton se 35-vjeçari mbeti i vrarë nga plumbat në gjoks, ndërsa gjendej bashkë me gruan e tij në zonën e plazhit të Durrësit.
Policia tha se autorët që mendohet të kenë qenë dy, e qëlluan viktimën e tyre Deliallisi ndërsa gjendej në makinë bashkë me të shoqen afër biznesit të tyre, një lokal nate- diskotekë "Pub 3-X", i cili ndodhet në lagjen nr 13 Plazh.
Policia tha se ka ngritur disa postblloqe në përpjekje për të lokalizuar autorët të cilët sipas gruas së të ndjerit që u shoqërua për të dhënë dëshminë e saj, u larguan me një motor.
a.a/NOA