Spanjë, 13 Prill NOA - Një lajm jo i mirë ka ardhur orët e fundit në skuadrën e Barcelonës, ku tashmë tekniku i tyre Guardiola nuk mund të mbështet tek shërbimet e Iniestëts në ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij.
Sipas burimeve të shtypit spanjoll dhe të vetë klubit, lojtari duhet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë kohore të paktën një mujore.
Dëmtimi që mori Iniesta erdhi pikërisht në seancën stërvitore të ekipit ku ai u largua pasi mori një goditje në gjurin e tij të djathtë.
Ky lajm në anën tjetër ka gëzuar skuadrën e Interit dhe tifozët e saj, pasi Iniesta do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Barça do të përballet pikërisht me zikaltërit e Interit.
r.b/NOA