Tiranë, 13 prill, NOA - Arritjet e Shqipërisë vitet e fundit gjenden të gjitha të pasqyruara në dokumentin e Pyetësorit që administrata shqiptare arriti ta plotësojë me sukses, sipas kritereve të vëra nga Bashkimi Evropian.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka prezantuar para ministrave të kabinetit dy variantet e këtij dokumenti, atë të printuar dhe dixhital.
Ndër të tjera, ai u ka thënë atyre se do të paraqitet në Bruksel ditën e nesërme për t'ua paraqitur atë autoriteteve evropiane, si një kush të radhës të përmbushur nga Shqipëria në kuadrin e procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Bëhet me dijeni se janë mëse 2.284 pyetje, të drejtuara nga zyrtarët evropianë, të cilave iu janë përgjigjur në mënyrë korrekte ekspertët e palës shqiptare.
n.e/NOA