Sarajevë, 13 prill, NOA - Krerët e Bosnjë-Hercegovinës dhe të Serbisë nuk kanë mundur t'i çojnë dot para bisedimet e nisura mes tyre.
Bëhet fjalë për bisedimet mes presidentëve respektivë të dy vendeve, të cilët morën pjesë në një panair tregtar që synon nxitjen e investimeve rajonale, por planet për bisedime dështuan.
Nga ana e tij, kreu i presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Harri Silajxhiç, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të përmirësohen, derisa të zgjidhen problemet me të arrestuarit për krime lufte dhe gjykimet e tyre.
Ndërsa Tadiçi nga ana e tij, nuk dha sqarime për mosrealizimin e bisedimeve.
n.e/NOA