English

Çelsi ofron 56 milion për Villën

Angli, 13 Prill NOA - Skuadra angleze e Çeslit është e gatshme për të ofruar një shifër prej 56 milion eurosh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Valencias, David Villa.

Ky lajm është bërë i ditur nga e pritshmja spanjolle "As" e cila deklaroi këtë gatishmëri të londinezëve.

Gjithashtu ata theksojnë se klubi anglez është i gatshëm të japë një rrogë, e cila kap vlerën e 226 mijë eurosh në javë, në drejtim të lojtarit.

Për sa i përket konkurrencës në lidhje me sulmuesin spanjoll ajo është shumë e fortë pasi dhe shumë klube të tjerë janë në kërkim të tij ku mjafton të përmendim Realin e Madridit dhe Juventusin.

Megjithatë Karlo Ançeloti ka shprehur dëshirën e tij për ta pasur Villën në dispozicion të tij dhe Abramoviç do të bëjë të pamundurën për të realizuar këtë objektiv.

r.b/NOA

KOMENTE