Topi vendos të ndryshojë portofolet e ministrave Olldashi dhe Pollo, dekreton ndryshimin e emërtesave të ministrave të Kabinetit Qeveritar.
Tiranë, 13 prill NOA Update - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi me propozim të Kryeministrit, zotit Sali Berisha dekretoi sot ndryshimin e emërtesave të ministrave të Kabinetit Qeveritar.
Sokol Olldashi do të kryejë tani e tutje detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
Kurse z. Genc Pollo, do të kryejë nga sot, detyrën e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.
Deri dje, Oldashi ishte Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kurse Pollo, Ministër i Shtetit pranë Kryeministrit.
e.r/NOA