Tiranë, 13 prill, NOA - Pas shfaqjes së dhunës së fundmi në stadiumin e Peqinit, Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë një sërë vendimesh duke pezulluar përfundimisht zëvendës/trajnierin e Klubit të futbollit "Shkumbini" Klodian Dervishi.
Kjo pasi ai goditi me grusht trajnerin e ekipit kundërshtar, atij të "Besës", Shpëtim Duro, duke e lënë të shtrirë pa ndjenja përtokë për 10 minuta.
Ngjarja ndodhi ndërsa luhej ndeshja Shkumbini-Besa e cila përfundoi me rezultatin 0-1.
Ndërkaq, trajneri i Besës ka deklaruar se do të ngrejë një padi për incidentin e rëndë ndaj tij.
n.e/NOA