English

E ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit

Viti 2010 mund të përfaqësojë një vit vendimtar për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ne do të mund të japim një shtysë të re dhe të përtërirë për të tejkaluar problemet e vërteta që ende rëndojnë: indiferenca dhe neglizhenca. Dëshirojmë të forcojmë veprimin tonë të përbashkët në këtë rajon kaq pranë, pikërisht sepse besojmë se Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe se Ballkani ka nevojë për Evropën

Nga Franco Frattini dhe Bernard Kouchner

Ministra të Jashtëm të Italisë dhe Francës

Publikuar sot më 13 Prill 2010 në "La Repubblica" dhe "Le Monde"

Kanë kaluar 10 vjet që kur në Zagreb, në vitin 2000, pas një dhjetëvjeçari lufte dhe destabiliteti, Bashkimi Evropian konfirmoi për herë të parë pa asnjë dyshim rrugën evropiane të Ballkanit perëndimor.

Dhjetë vjet më vonë, me rastin e takimit të 28-të të nivelit të lartë franko-italian, i cili u zhvillua para disa ditësh, rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë në lidhje me këtë perspektivë. Duhet të mbyllim me sukses punimet e filluara në Samitin e Zagrebit. Çdo vend i Ballkanit Perëndimor ka vokacionin për të hyrë në Evropë, edhe pse, natyrisht, sipas meritave të gjithsecilit dhe përmes një procesi rigoroz reformash të brendshme. Një gjë e tillë është e vlefshme për paqen dhe stabilitetin tonë, por mbi të gjitha për paqen dhe stabilitetin e brezave që do të vijnë.

Viti 2010 mund të përfaqësojë një vit vendimtar për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ne do të mund të japim një shtysë të re dhe të përtërirë për të tejkaluar problemet e vërteta që ende rëndojnë: indiferenca dhe neglizhenca. Dëshirojmë të forcojmë veprimin tonë të përbashkët në këtë rajon kaq pranë, pikërisht sepse besojmë se Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe se Ballkani ka nevojë për Evropën.

Për të shkuar përpara është e domosdoshme mbi të gjitha të çojmë përpara çështjen evropiane. Ky veprim nuk mund të shfuqizojë një politikë për vizat. Në një periudhë afat-shkurtër, shpresojmë se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të mund të përfitojnë nga liberalizimi i regjimit të vizave në Hapësirën Shengen. Kërkesat teknike sigurisht që duhet të respektohen: por duhet të evitojmë rrënjosjen e bindjes sipas së cilës myslimanët e Ballkanit do të diskriminohen dhe se ata do të pengohen për të përfituar ato masa që tashmë i gëzojnë me të drejtë serbët dhe malazezët që nga fundi i vitit të kaluar. Liria e qarkullimit në BE është themelore për të lejuar popujt e Ballkanit Perëndimor të ndihen anëtare me titull të plotë të familjes evropiane.

Progresi i çështjes evropiane do të vijë edhe nga avancimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Negociatat që kemi çuar përpara me Kroacinë janë në fazën e tyre konkluzive. Kandidatura të reja të vendeve të tjera të rajonit janë depozituar së fundmi dhe duhet të shqyrtohen me shpejtësi.

Edhe nga ana e vendeve ballkanike duhet të bëhen të njëjtat përpjekje. Ballkani perëndimor duhet të kthejë faqe: nga një e kaluar e dhimbshme drejt së ardhmes së tyre evropiane. I referohemi në mënyrë të veçantë Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë të njëjtin vokacion për të hyrë në BE po që duhet ende të përcaktojnë kushtet e bashkëjetesës së tyre paqësore. Kjo është një domosdoshmëri e pashmangshme: kush nuk pranon fqinjësinë e mirë nuk mund të bëjë pjesë në BE. Franca dhe Italia ndajnë së bashku këtë qëndrim. Bernard Kouchner e ka konfirmuar këtë në Prishtinë dhe Beograd më 1 dhe 2 marsin e shkuar.

Bosnje Hercegovina është një tjetër shembull i vështirësisë dhe nevojës për të ndryshuar faqe. Franco Frattini do të shkojë atje sot, më 13 prill, dhe do të kërkojë që komunitetet e ndryshme të punojnë më shumë së bashku dhe të tejkalojnë ndryshimet e tyre. Zgjedhjet që do të zhvillohen në vjeshtë duhet të vendosin në qendër të debatit fatin evropian të Bosnjes. Evropa është e ardhmja e këtij vendi dhe leadership-i boshnjak duhet të demonstrojë se është në lartësinë e kësaj perspektive historike. Duhet të mbrojë reformat e vështira por të domosdoshme nëse dëshiron që vendi i tyre t'i japë fund përfundimisht protektoratit dhe të bëhet një shtet sovran, i pavarur dhe vend anëtar i BE-së.

BE dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë së bashku të njëjtën ide mbi të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës. Udhëtimi i fundit në Sarajevë i Moratinos dhe i Zv.Sekretarit të Shtetit Steinberg tregoi, edhe një herë, vullnetin e evropianëve dhe amerikanëve për të vepruar së bashku në favor të këtyre vendeve, si edhe angazhimin e plotë të presidencës evropiane për këtë qëllim. Me nismë të Italisë dhe presidencës spanjolle, do të zhvillohet në muajin qershor në Sarajevë një Ministerial i zgjeruar BE - Ballkan Perëndimor për të rilançuar projektin evropian.

Ballkani gjendet në zemër të Evropës. Fati i tyre është evropian, askush nuk dyshon për këtë. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë realitet këtë bindje të pakundërshtueshme.

KOMENTE