Ministri i Punëve të Brendshme priti sot shefin e Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian
Prishtinë 13 prill NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij shefin e Zyrës Ndërlidhese të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi.
Në këtë takim, ministri Rexhepi e njoftoi z. Daviddi me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet që priten të ndërmerren në aspektin e integrimeve evropiane, adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend e në veçanti për procesin e liberalizimit te vizave.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunimin e ndërsjellë dhe premtoi mbështetje në implementimin e agjendës evropiane.
a.b/NOA