English

Ivanov: Greqia ta pranojë shtetin dhe kombin maqedonas

Shkup, 13 prill, NOA - Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi sot se Greqia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se ekziston shteti i Maqedonisë dhe kombi maqedonas.

"Këshilli i Evropës ka parime, sipas të cilave funksionon si organizatë ndërkombëtare. Ne si kryesuese do të bëjmë gjithçka që të kontribuojmë për reformat në Këshill, ndërsa ajo që ndonjë anëtare e saj konteston, kjo është e drejta e saj", tha Ivanov pas hapjes së Lojërave të 13-ta studentore të Maqedonisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse me këtë Greqia qëndron hapur në qëndrimin që ta njohë identitetin e Maqedonisë, Ivanovi tha se ky është problem që i ngarkon marrëdhëniet dypalëshe tashmë dy dekada, duke porositur që Athina përfundimisht duhet ta pranojë realitetin.

Shefi i shtetit pret që ndërmjetësuesi Methju Nimic deri në fund të muajit të caktojë raund të ri të bisedimeve për emrin.

"Presim që Nimici së shpejti ta njoftojë Jolevskin dhe Vasilakisin me atë që e ka përgatitur. Tani me të vërtetë është një moment i ndjeshëm dhe presim që të shohim çka do të ofrohet", deklaroi Ivanovi.

NOA-INA

KOMENTE