Bruksel, 13 prill, NOA - Maqedonia dhe Greqia duhet të kenë qasje më pragmatike për zgjidhjen e mospajtimit të gjatë për emrin.
I këtij qëndrimi është shprehur sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, sipas të cilit këto dy vende duhet t'i hapin rrugë njëri-tjetrit nëse pretendojnë një zgjidhje sa më të shpejtë për kontestin e emrit që ekziston mes tyre.
Kjo u pohua nga ana e tij, ndërsa gjatë periudhës maj-nëntor, Maqedonia e merr kryesinë e radhës së Këshillit të Evropës.
Pas takimit me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Miloshoski, Jagland tha se shpreson se mospjatimi për emër me Greqinë, nuk do ta dëmtoj rolin e kryesuesit.
n.e/NOA